Kombëtarja e Kosovës në futsall, gjatë këtij muaji do të luajë një ndeshje të rëndësishme kualifikuese.
Përballë saj do të jetë Franca.
Ndeshje kjo që është paraparë të zhvillohet më datë 31 janar.
Përzgjedhësi Agon Ramadani ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje.
Kosova ka grumbulluar 3 pikë në dy ndeshjet e para, me një fitore ndaj Bullgarisë, ndërsa pësoi humbje ndaj Gjeorgjisë. /Gazeta Enigma