Fyerje dhe ofendime të rënda ndaj gjyqtarit të ndeshjes, Curri përfundon në disiplinore

Fyerje dhe ofendime të rënda ndaj gjyqtarit të ndeshjes, Curri përfundon në disiplinore

Komisioni i Garave i FFK-së ka hapur procedurë disiplinore ndaj ndihmës-trajnerit te Prishtinës, Debatik Curri.

Curri në ndeshjen e fundit ndaj Gjilanit ishte ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtari Dardan Çaka, shkak fyerjeve dhe ofendimve në drejtim të gjyqtarit kryesorë.

Kësisoj, KG-ja ka hapur proceudurë disiplinore ndaj ndihmës-trajnerit të bardhekaltërve.

‘Inicim disiplinor ndaj: Nd.trajnerit të FC ‘Prishtina’, Debatik Curri me nr ID.000624M83.

Motivi: Fyerje dhe ofendime të rënda drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Prishtina, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt, thuhet veë tjerash në raport.

Related Articles