Fyerjet e Kurtit ndaj opozitës, Krasniqi: Ai kërkonte karrem për polarizim të shoqërisë

Fyerjet e Kurtit ndaj opozitës, Krasniqi: Ai kërkonte karrem për polarizim të shoqërisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kritikoi gjuhën e ashpër të kryeministrit Albin Kurti në fushatën zgjedhore.

Krasniqi tha se fyerjet që Kurti i ka bërë gjatë fushatës nuk janë të hijshme edhe po të ishte në opozitë.

“Unë nuk kam pas ndonjë arsyeshmëri përveç asaj se ai nuk ka pasur për çka të flasë sepse rezultatet i ka pasë ingezistente. Program nuk ka pasur se çfarë do të bëjë dhe ka qenë si me thënë nashta, edhe qesharake me thënë që kam program për të ardhmen kur programin që ka pasur nuk e ka realizuar as 10%, kështu e ka gjetur rrugën e ikjes nga përgjegjësia dhe ka zgjedhur fyerjen”, tha ai.

Më tej, Krasniqi tha se Kurti edhe në të kaluarën ka qenë njeriu që ka krijuar polarizime në shoqëri.

“Ai ka lypur karrem, ato kanë qenë karreme për opozitën për të hyrë në në konflikte qoftë verbale, për polarizim të shoqërisë, unë mendoj që polarizimi e ka dëmtuar vendin tonë të majftueshëm.”, tha Krasniqi në RTV21.

Related Articles