Gamba Osaka ishte shumë afër që të merrte në shtëpi një fitore prestigjioze kundër ekipit fitues të dy kampionateve të fundit japoneze, Kawasaki Frontal.
Me rezultatin 2-1, ora filloi kthesën e fundit të akrepave për të luajtur minutën e pestë shtese të gjyqtarit dhe aty u zhvillua drama e Kei Ishikawa, portierit 29- vjeçar të Gamba Osaka.
Portieri e kishte topin në duar, bashkëlojtarët dhe kundërshtarët tashmë ishin larguar drejt gjysmës së fushës në pritje të rivënies.
Të gjithë përveç një: Yu Kobayashi, sulmuesi i Kawasaki që u fut ne pjesën e dytë, i cili u fsheh disa metra pas tij, duke shpresuar se Ishikaëa nuk e kishte vënë re dhe e vendosi topin në fushë për një moment para se ta gjuante.
Ai i vije pas shpine duke i rrëmbyer topin për ta shërbyer bashkëlojtarin i cili lehtësisht shënoi dhe e barazoi rezultatin në 2:2 për ta zhgënjuyer kështu një stadium të mbushur pothuaj plot.