Gabimi i Rrahmanit, shënon autogol për Napolin

Gabimi i Rrahmanit, shënon autogol për Napolin

Qendërmbrojtësi i Napolit dhe reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani s’e ka nisur aspak mirë duelin që skuadra e tij po e zhvillon në udhëtim ndaj Comos.

Mbrojtësi kosovar ka bërë një gabim të madh që në fillim të ndeshjes, duke shënuar gol në portën e tij.

Rrahmani tentoi të kthente topin prapa te portieri por pa e shikuar mirë pozicionimin e Alex Meret, i cili kishte avancuar më shumë në fushë.

Kësisoj, pasimi në drejtim të gabuar bëri që topi të shkojë në rrjetë, dhe të realiziohet si autogol nga kundërshtari.

Megjithatë, napoletanët kanë reaguar duke e barazuar rezultatin në 1-1, përmes Giacomo Raspadorit në minutën e 17-të.

Rezultati aktual është tani 1-1 teksa pjesa e parë po shkon drejt përfundimit.

Related Articles