Dy ushtarë rus kanë bërë një gafë, e cila i ka çuar drejt prangosjes.
Dy ushtarët që shihni në foto, pasi mjeteve u mbaroi karburanti, shkuan për të kërkuar naftë në zyrat e policisë në Shevchenkove të Kharkivit.
Mendonin se policia lokale në këtë qytet lindor të Ukrainës kontrollohej prej rusëve. Në fakt informacionin e kishin gabim. Posta e policisë ishte vënë nën kontrollin e ushtrisë të Ukrainës.
“Na duhet pak naftë“, ishin fjalët e ushtarëve rusë. Në vend të lëndës djegëse, morën prangat në duar./Gazeta Enigma/