Galatasaray ka fituar ndaj Liverpoolit në javën e dytë të Ligës së Kampionëve.
Mjaftoi një gol nga Victor Osimhen nga pika e bardhë në minutën e 16-të që ta vendosë fituesin.
Pavarësisht orvatjeve nga të Kuqtë, ata pësuan humbjen e dytë me radhë brenda katër ditësh.
Të Kuqtë mbeten në kuotën e tri pikëve në vendin e 16-të, teksa klubi turk ndodhet dy vende më poshtë me po aq pikë.