Gani Geci: Ja faktet se si LDK-ja e ndihmoi Adem Jasharin para se të vritej

Gani Geci: Ja faktet se si LDK-ja e ndihmoi Adem Jasharin para se të vritej

Ish-deputeti Gani Geci ka publikuar të dhëna që, sipas tij, dëshmojnë ndihmën financiare të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për familjen Jashari para rënies së komandantit Adem Jashari.

Sipas dokumenteve të paraqitura nga Geci, më 1 mars 1997, Rifat Jashari ka pranuar 5,830 marka gjermane (DM) nga aktivistët e LDK-së, ndërsa më 7 shkurt 1998, ka marrë 20,700 DM nga e njëjta strukturë.

Geci ka sfiduar kundërshtarët politikë të ofrojnë prova që dëshmojnë ndihma të tjera nga Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK) apo organizata të tjera, para sulmit mbi familjen Jashari në mars të vitit 1998. Ai ka theksuar se dokumentet e publikuara përmbajnë nënshkrime që vërtetojnë ndihmat.

Related Articles