Gani Geci lirohet “në pushim” nga burgu, reperi Stresi i shkon për vizitë në kullën e familjes

Gani Geci lirohet “në pushim” nga burgu, reperi Stresi i shkon për vizitë në kullën e familjes

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, është liruar “në pushim” të rregullt nga burgu dhe pikërisht sot ka festuar ditëlindjen e vëllait të tij, Fadil Geci.

Djali i Gani Gecit ka publikuar një foto në Facebook-un e këtij të fundit, e ku ka treguar se për vizitë sot në familjen e tyre ka qenë reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Sot babai im Gani Geci është në pushim të rregullt nga burgu në shtëpi dhe me këtë datë kishte ditëlindjen axhi ynë Fadil Geci të cilit i urojmë edhe 100 vite të lumtura.

Në këtë mbrëmje për ta vizituar Gani Gecin në kullën tonë në Drenicë erdhi fituesi i Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj -Stresi.

Faleminderit për vizitën!

Related Articles