Gani Geci: Policia më njoftoi se dy shtetas të Shqipërisë duan të më vrasin

Gani Geci: Policia më njoftoi se dy shtetas të Shqipërisë duan të më vrasin

Gani Geci në një intevistë ka deklaruar se në vitin 2018 ishte njoftuar nga Policia se disa shtetas të Shqipërisë donin që vranin atë.

“Po faktikisht, më 2018 ka ardhë policia në shtëpi, Policia e Kosovës, hetuesi kanë ardhur në shtëpi dhe më kanë thanë, je i rrezikum prej disa personave prej Shqipërisë”, ka thënë Geci në Kosova Today.

“Faktikisht, s’e kisha idenë se pse prej Shqipërisë. Janë dy policë hetues, ata kanë ardhur në Odë, u kam qitë kafe, kam edhe fotografitë qetu me ta që i kam ba, se gjithmonë jam mundu me i argumentu gjanat kur i kom thanë”.

“Ata dy policë më kanë thanë kanë ra në përgjime të disa grupeve kriminale nga shqip dhe Kosova dhe rreziku është nga Shqipëria”.

Related Articles