Gjatë kohës sa kryeministri Albin Kurti po fliste, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë një gjest proteste.
Ajo shkoi te foltorja dhe ia largoi mikrofonin të parit të Qeverisë, duke i kërkuar që ai të qëndronte në temë, dhe të fliste për naftën për çka edhe është thirrur sot seancë e jashtëzakonshme.
“M’u kthy në temë, kryeministër, sepse i ke pasë katër vjet me qeverisë, dhe nuk e ke realizu asnjë projekt”, i tha, Musliu, Kurtit.
“Kthehu në temë e mos na shit përralla. Kthehu në temë, thirre kabinetit qeveritar këtu, edhe ti i nderuar mbaje rendin. Mbaje rendin”.
“Kryeministër, kthehu në temë. Nëse nuk kthehesh me folë për naftë, nuk do të flasësh”.
