Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka takuar deputeten e PD-së, Grida Duma
Musliu përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se kanë biseduar për tema politike e sociale.
“Faleminderit Grida për kohën dhe për gatishmërinë tënde për të bashkëpunuar në rritjen e angazhimeve tona politke e shoqërore”, ka thënë Musliu.
Postimi i plotë:
Një takim inspirues me deputeten e PD-së, Grida Duma. Përveç temave politike, me Griden biseduam edhe për tema sociale dhe për aspekte të ndryshme të zhvillimit të vendeve tona në kohë tranzicioni të stërzgjatur.
Faleminderit Grida për kohën dhe për gatishmërinë tënde për të bashkëpunuar në rritjen e angazhimeve tona politke e shoqërore.