GAP: Pozita e grave në tregun e punës është rënduar si pasojë e pandemisë

GAP: Pozita e grave në tregun e punës është rënduar si pasojë e pandemisë

Në raportin e paraqitur nga Instituti GAP, thuhet se pandemia COVID-19 dhe ndërrimi i dy qeverive brenda vitit 2020, kanë ndikuar edhe në aspektin e punësimit dhe përfaqësimit të grave në Kosovë.

”Pandemia COVID-19 ka rënduar edhe më shumë pozitën e grave në tregun e punës, meqë janë ulur mundësitë për punësim. Në vitin 2020, shkalla e punësimit tek gratë ishte vetëm 14.4 përqind, ndërsa tek burrat 46.2 përqind. Ndërkaq shkalla e papunësisë tek gratë, që përfshin vetëm personat të cilët kërkojnë punë, ishte 33.1 përqind ndërsa tek burrat 21.5 përqind. E në anën tjetër, edhe këtë vit, interesimi i grave për të gjetur një vend pune është gati i të njëjtit nivel me atë të burrave”, thuhet në raport.

Aty, tutje ceket se numri i grave punëkërkuese të regjistruara në Agjencinë e Punësimit në vitin 2020 ishte 90,677, kurse numri i burrave punëkërkues të regjistruar në këtë agjenci ishte 109 mijë e 900.

Related Articles