Gara e vrapimit mbyll nesër një pjesë të magjistrales Prishtinë-Ferizaj

Gara e vrapimit mbyll nesër një pjesë të magjistrales Prishtinë-Ferizaj

Organizimi i garës ndërkombëtare të vrapimit rrugor “Kosova në Lëvizje” nga Federata Atletike e Kosovës, do ta mbyllë përkohësisht një pjesë të magjistrales Prishtinë-Ferizaj të dielën e 22 marsit.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, segmenti nga Prishtina Mall – Veternik – QMI do të jetë i mbyllur për dy orë, nga ora 9 deri në 11.

Policia ka apeluar që qytetarët të shmangin këtë segment rrugor në këtë periudhë kohore.

Sipas njoftimit, për këtë garë FAK-ja ka marrë pëlqimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Related Articles