Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 9 vota më shumë sesa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në garën për Kuvendin Komunal të Junikut.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas procesimit të të gjitha 7 vendvotimeve atje, 921 vota kanë shkuar për Ruzhdi Shehun e LDK-së që është bartës i listës dhe kandidat për kryetar, ndërsa Leonard Llolluni i AAK-së ka siguruar 912 vota.
I pari i bie që ka fituar nëntë vota më shumë në këtë garë se kandidati i AAK-së.
Me vota, ata pasohen nga Jetmir Tofaj i Lëvizjes Vetëvendosje që i ka marrë 449, Artin Velijaj me 60 dhe Shkëlzen Krasniqi i PDK-së me 42 vota.
Për dallim të diferencës me nëntë vota për asamble, 180 vota është ajo për kryetar komune e cila i dërgoi në balotazh Ruzhdi Shehun me Agron Kuçin e AAK-së.
Në garën e 12 tetorit për ta siguruar drejtimin e kësaj komune, Shehu i mori 1193 vota, kurse Kuçi 1 mijë e 13 sosh.
Balotazhi për Junikun e komuna të tjera që ndajnë fatin e njëjtë mbahet më 9 nëntor.