Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për Asamble Komunale në Mitrovicë.
Nga 60 % e votave të numëruara, aktualisht e para del të jetë PDK-ja me 40.60%, VV e dyta me 22.65% dhe e treta LDK me 12.68% dhe Guxo me 11.71%.
Nga PDK i pari është Arian Tahiri si bartës i listës me 6,825 vota. Në vend të dytë është Fisnik Suma me 449 vota, i treti me 373 vota është Shkëlqim Ibrahimi. Në vend të katërt radhitet Majlinda Kurti me 349 vota ndërsa në vend të pestë Gëzim Stavileci me 348 vota.
Nga Lëvizja Vetëvendosje i pari është Armend Begu me 3,808 vota si bartëse e listës nga radhët e kësaj partie.
Në vend të dytë me 269 vota Jeton Zeneli. Në të tretin Kushtrim Zeneli me 245 vota. Ndërsa në të katërtin Erseka Berani me 239 vota dhe të pestin Sazan Ramaxhiku me 208 vota.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Safet Kamberi është i pari me 2,131 vota si prijës i listës, në vend të dytë me 178 vota Xhyljeta Imeri.
Në vend të tretë me 177 vota Oltion Ahmeti. Vendi i katërt aktualisht është me 154 vota të Muhamed Hotit. Të pestin është Bujar Kutllovci me 154 vota.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit të votave të kandidatëve për asamble dhe i verifikimit të rezultateve është përmbyllur në 13 komuna.
Nga KQZ është bërë e ditur se deri në orën 10:00 të ditës së sotme, janë verifikuar rezultatet për 1,531 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjetet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 1 mijë e 494 vendvotime.