Gara për mbijetesë gjithnjë e më interesante, kjo është tabela në Superligën e Kosovës

Gara për mbijetesë gjithnjë e më interesante, kjo është tabela në Superligën e Kosovës

Janë mbyllur pesë ndeshjet e sotme në kuadër të elitës së futbollit kosovar.

Në kuadër të xhiros së 34-t, kryendeshja e sotme u zhvillua mes Llapit dhe Gjilanit.

Derbin në “Zahir Pajaziti” e fitoi Gjilani me rezultat 2:4.

Me këtë fitore, Gjilani zë vendin e dytë në tabelë me 62 pikë, kurse Llapi vendin e katërt me 54 sosh.

Nga ana tjetër, Prishtina e ka mposhtur Ulpianën në “Sami Kelmendi” në Lipjan me rezultat 0:3.

Fitorja e sotme e lë Prishtinën në vendin e pestë me 48 pikë, kurse Ulpianën në vendin e nëntë me 24 sosh.

Kurse, Ballkani e ka mundur Feronikelin 0:2 në Drenas, derisa me këtë fitore suharekasit janë lider me 73 pikë, kurse Feronikeli i fundit me 12 sosh.

Ndërkaq, dy ndeshjet tjera, Drita – Dukagjini dhe Malisheva – Drenica janë mbyllur pa gola 0:0.

Related Articles