“Garancia për një të ardhme të qetë”: Rama merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it

“Garancia për një të ardhme të qetë”: Rama merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.

Rama ka thënë se KFOR është garancia për stabilitet e paqe në Kosovë dhe rajon.

“Për më shumë se dy dekada, KFOR është garancia e paqes, sigurisë dhe stabilitetit për Kosovën dhe rajonin”, ka shkruar Rama.

Ai ka falënderuar gjeneralin Barduani për shërbimin.

“Mirënjohje për Gjeneralmajor Enrico Barduani për shërbimin e tij dhe urime Gjeneralmajor Özkan Ulutaş në detyrën e re si komandant i KFOR-it.

Bashkë vazhdojmë rrugën e sigurisë dhe partneritetit”, tha Rama.

I pari i kryeqytetit tha se angazhimi i KFOR, është garanci për të ardhme të qetë.

“Ky angazhim është garancia më e fortë për një të ardhme të qetë dhe të sigurt për gjeneratat që vijnë”, ka shkruar Përparim Rama.

Related Articles