“Garat e çiklizmit” – Për tri ditë do të mbyllen përkohësisht rrugët kryesore të Kosovës

“Garat e çiklizmit” – Për tri ditë do të mbyllen përkohësisht rrugët kryesore të Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se rrugët kryesore të vendit do të mbyllen për qarkullim gjatë tri ditëve të ardhshme për shkak të garave ndërkombëtare të çiklizmit “Tour of Kosovo 2025”, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në Facebook Policia ka njoftuar se nga data 04 deri më 06 shtator këto rrugë do të jenë të bllokuara për qarkullim.

Mbyllja për qarkullim do të zbatohet sipas etapave dhe intervaleve kohore:

Etapa e parë – 04.09.2025, ora 12:00 – 15:00: Gara fillon në hapësirën e autostradës Veternik – Bresje – Komoran – Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë – Prizren Veri – Prizren Jug – Vërmicë (kthimi) – Prizren Jug – Prizren Veri – Suharekë – Duhël – Malishevë dhe përfundon në kilometrin e 52-të të autostradës në Malishevë.

Etapa e dytë – 05.09.2025, ora 11:00 – 15:00: Gara fillon në Pikën Kufitare në Vërmicë – Prizren Jug – Prizren Veri – Suharekë – Duhël – Malishevë – Gjergjicë – Komoran – Fushë Kosovë – Uglarë – Lipjan – Babush – Bibaj – Kaçanik – Hani i Elezit, ku do të përfundojë.

Etapa e tretë – 06.09.2025, ora 11:00 – 15:00: Gara fillon nga Hani i Elezit – Kaçanik – Bibaj – Babush – Lipjan – Uglarë – Bresje – Sllatinë – Komoran – Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë – Prizren Veri – Prizren Jug – Zhur – Vërmicë (kthimi) – Prizren Jug dhe përfundon në kilometrin e 10-të të autostradës në Vlashnje, ku do të mbahet ceremonia e mbylljes së etapës së III-të.

Policia ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe ka apeluar që shoferët të shfrytëzojnë rrugë alternative gjatë këtyre ditëve. /Gazeta Enigma/

Related Articles