Gjashtë javë para mbylljes së edicionit 2020/2021, gjendja në tabelën e klasifikimit në Kategorinë e Juniorëve (U19) në Superligën e Kosovës në Futboll, është gjithnjë e më e zjarrtë, sikurse edhe e paqartë. Kjo për faktin sepse disa skuadra janë në ‘valle’ të drejtpërdrejtë për titull kampioni për ediconin 2020/2021.
Në mesin e 18 skuadrave që e përbëjnë këtë kategori, tri nga to tashmë kanë hyrë drejtpërdrejtë në garë të nxehtë, dhe hapërim të vazhdueshëm për titull. FC Ballkani është skuadra me aspirate të qarta, e cila njëherit kryeson tabelën me 64 pikë nga 28 ndeshje të zhvilluara, sikurse edhe SC Gjilani në pozitën e dytë që ka tubuar gjithsej 61 pikë. Edhe skuadra e juniorëve të Dritës në këtë kategori është në garë për titull, pasi aktualisht ka ngelur vetëm një pikë pas Gjilanit dhe 4 pas Ballkanit, kur kanë mbetur edhe pesë javë për t’u zhvilluar deri në fund të edicionit.Java e 33-të të tri këto skuadra i gjenë me ambicie reale për të inkasuar pikët e radhës. Ballkani zhvillon takimin e radhës në Pejë ndaj Besës; Gjilani pret në shtëpi skuadrën Mitrovicase, Trepca ’89, kurse Drita do të jetë nikoqire e Ferizajit.
E tituli i kampionit do të mbetet enigmë mbase deri në fund të garave, porse takimi mes SC Gjilani vs FC Ballkani që zhvillohet në kuadër të javës 34-të, do të ndricoj mbase shumëcka sa i përket titullit në edicionin 2020/2021 për U-19.