Gary Neville nuk bindet dot nga Italia: Nuk kanë pasur ende ndeshje të vështira!

Gary Neville nuk bindet dot nga Italia: Nuk kanë pasur ende ndeshje të vështira!

Italia është e pamposhtur në 29 ndeshje dhe ka fituar 10 ndeshjet e fundit, por ish-lojtari i Anglisë Gary Neville nuk është i bindur nga kombëtarje azzure.

Futbollistët e Roberto Mancini kanë filluar “Euro 2020” me dy fitore 3-0 ndaj Turqisë dhe Zvicrës, por ish-mbrojtësi i Manchester United beson se testet e vërteta ende nuk kanë ardhur, përcjell GazetaBlic Sport.

“Problemi më i madh për Italinë mund të jetë se ata nuk janë testuar ende nga një kombëtare e fortë. Kanë marrur rezultate pozitive dhe bëjnë vërtetë mirë, por ende nuk kanë pasur ndonjë përballje me një kombëtare të nivelit të tyre”, tha ndër të tjera Neville.

Related Articles