Xhafer Gashi e ka vazhduar edhe për një mandat drejtimin e Komunës së Obiliqit.
Ai sot para qytetarëve të Obiliqit ka thënë se ata do të jenë kryefjala e punës së tij.
“Dua të falënderoj qytetarët e Obiliqit për mbështetjen dhe kontributin e tyre në vizitonin tonë të përbashkët për zhvillimin e komunës”.
“Ne do të bëjmë një vazhdim të ri të përkushtimit të punës dhe angazhimit tonë të pandalshëm për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e qytetarëve”.
“Plani ynë është që qytetari të jetë kryefjala, bashkë me ata do të punojnë për të ardhmen e tyre”, ka thënë Gashi.
Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar sallën derisa Gashi u betua për një mandat tjetër./Gazeta Enigma/