Analisti politik Shkëlzen Gashi ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se ka bashkëpunuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiç për ndarjen e Kosovës.
Sipas Gashit, plani ka qenë që 2/3 e Kosovës t’i bashkoheshin Shqipërisë, ndërsa 1/3 Serbisë. Ai shton se Rama dëshironte të hynte në histori si “Ismail Qemali i ditëve tona”, dhe për këtë arsye kishte filluar ta stilizonte edhe mjekrën si ai.
“Për realizimin e këtij plani kundër Kosovës, Edi Rama e ka përdorur Hashim Thaçin, të cilin e sheh si Isa Boletini – që do të thotë si ‘malok’,” ka thënë Gashi, duke shtuar se Thaçi kishte pranuar të përfshihej me shpresën për të shpëtuar nga Gjykata Speciale.
Gashi thotë se Rama vazhdon ta përdorë UÇK-në dhe figurën e Thaçit për ta realizuar këtë projekt të vjetër për ndarjen e Kosovës. Ai pretendon se arsyeja pse Rama e urren kryeministrin Albin Kurti “patologjikisht” është sepse Kurti po e pengon këtë plan.
Në fund, Gashi u shpreh se Edi Rama nuk ka interes të vërtetë për UÇK-në, duke thënë me ironi: “E don UÇK-në sa e don Fatmir Sheholli.”
Postimi i plotë: