Gashi i LDK-së, Edi Ramës: Kompetente për propozim të asociacionit është veç Qeveria e Kosovës

Gashi i LDK-së, Edi Ramës: Kompetente për propozim të asociacionit është veç Qeveria e Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, është përfshirë në debatin që po bëhet pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ka dërguar një draft-statut të Asociacionit në Gjermani dhe Francë.

Gashi i LDK-së e ka kundërshtuar këtë lëvizje të Edi Ramës, duke thënë se kompetente për propozime të draft-stautit të Asociacionit është vetëm Qeveria e Kosovës dhe asnjë qeveri tjetër.

“Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër.” – ka shkruar Gashi në Facebook.

Ndryshe, tashmë në Kosovë kanë filluar reagimet për propozimin e kryeministrit Rama.

Ndërkaq, deri më tani nuk kemi parë ndonjë reagim nga Qeveria e Kosovës.

Related Articles