Gashi i LDK-së: Kurtit duhet me i çu lule te përmendorja, ka kaluar koha e tij

Gashi i LDK-së: Kurtit duhet me i çu lule te përmendorja, ka kaluar koha e tij

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka ironizuar me ndërtimin e përmendores për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kjo përmendore u përurua para disa ditës në qytetin e Podujevës, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas Gashit të LDK-së kjo është një shenjë që koha e Kurtit ka mbaruar, “aty duhet të dërgohen lule”.

Tutje ai ka shtuar se partia që ai përfaqëson ka qenë një “kujdestare e raporteve me partnerët ndërkombëtar, veçmas me SHBA-në”.

“E kemi pasur një situatë të rëndë në vitin 2020 dhe 2021, në kohën e administratës së presidentit Trump, ku patëm një raport të përkeqësuar të qeverisë me kryeministër Albin Kurti, ku ishte i paparashikueshëm rezultati i asaj, ne morëm veprime për të ruajtur interesin e shtetit dhe tërësinë territoriale”, tha Gashi në Rubikon.

Related Articles