Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se LDK nuk do të marrë pjesë në dialogun Kosovë – Serbi.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka koncepte të ndryshme me ato të Lëvizjes Vetëvendosje dhe se puna e dialogut është e Qeverisë, ka thënë Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, duke iu referuar deklaratave të zyrtarëve të LVV-së për gjithëpërfshirje në dialog me Serbinë.
“Nuk kemi si të përfshihemi sepse kemi koncepte komplet të ndryshme, ata gjuajnë gazë lotsjellës, molotov, kanë bombarduar Kuvendin, Ne e kemi pozicionon në Kuvend, nga pozicioni i Kuvendit do të jemi konstruktiv, ata (LV-ja) nga ekzekutivi e kanë përgjegjësin, kemi edhe vendim gjykatës për këtë punë ku thotë se me këtë duhet të merret Qeveria ne nuk jemi në Qeveri”, tha ai.
Kujtojmë që Grupi Parlamentar i LDK-së ka qenë subjekti i vetëm nga kampi opozitar që ka marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit, përfshirë paraprakisht edhe formimin e qeverisë, duke theksuar rëndësinë e konstituimit të institucioneve para sfidave dhe obligimeve të shumëta që e presin vendin.