Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti i nxitur nga egoja e tij është duke shkaktuar probleme në veri të vendit, megjithatë ai pohoi se do ta ruajnë partneritetin ndërkombëtar.
Ai, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se pjesën veriore të vendit ka më pak institucione të Kosovës dhe më pak shtet, ku sipas tij, Kurti i rrëzoi ato institucione.
“Sot deklarojmë se qëndrojmë fuqishëm në mbrojtje të tërësisë territoriale dhe interesit shtetëror. Jemi në përkrahje të zbatimit të ligjit dhe në përkrahje të institucioneve, qëndrojmë bindshëm për të ruajtur partneritetin ndërkombëtar me partnerët tanë”, ka thënë Gashi.