Anëtari i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Ilir Gashi, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit Enver Dugolli, duke theksuar se ky pranon se një person pa ndonjë funksion zyrtar në Kosovë ka fuqinë ta lë vendin në terr me një urdhër.
Gashi e cilësoi këtë situatë si një tregues të dobësisë së qeverisë Kurti, duke e interpretuar si një dorëzim të shtetit në duart e strukturave joshtetërore, raporton Gazeta Enigma.
“Dugolli po e pranon publikisht se një individ pa funksion zyrtar ka këtë fuqi. Kjo nuk është rastësi, por një shenjë e qartë se Albin Kurti po e dorëzon shtetin e Kosovës,” shkroi Gashi në Facebook.
Reagimi i tij erdhi pas kritikave të vazhdueshme ndaj qeverisë për menaxhimin e situatave të sigurisë dhe autoritetit të institucioneve shtetërore./GazetaEnigma/