Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka deklaruar se kjo parti po pret shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike.
Gashi pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka deklaruar se presin që sot Komisioni për Ekonomi në të cilin është duke raportuar ky bord, ta jap pëlqimin që në një seancë të Kuvendit të votohet për shkarkim të bordit.
“Ky bord duhet të shkarkohet për shkak të mungesës së saktësisë në menaxhimin e krizës së energjisë elektrike, kjo për shkak të lajthitjes së një besimi të dhënë nga Kuvendi, pasi Kuvendi i ka zgjedhur ata”.
“Zyra e Rregullatorit të Energjisë me procesin për caktimin e tarifave të reja ka qitur në lajthitje institucionet e vendi”,ka thënë Gashi.