Avokati, Tomë Gashi, i është drejtuar me një letër Prokurorisë Speciale të Kosovës, nga e cila ka kërkuar që të jetë prezent kur të intervistohet ministrja Albulena Haxhiu në lidhje me rastin Dehari.
Ai këtë veprim e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook.
Gashi ka thënë se prokurori i rasti ka kryer shumë veprime pa prezencën e tij, duke bërë rikonstuimin e vendit të vdekjes së Deharit si dhe marrjen në pyetje të deputetit Haki Abazi.
Postimi i plotë:
Prokuroria ne lufte me te verteten !
Tani kerkon te marr ne pytje Ministren e Drejtesis znj. Albulena Haxhiu e cila qe 7 vite kerkon vetem drejtesi per vrasjen e Astrit Deharit
Prokuori ka kryet shume veprime pa prezencen time , ka bere rekonstuimin e vendite te vrasjes se Astrit Deharit ne burgun e Prizrenit , ka maarr ne pytje deputetin Haki Abazi
Tani te shofim si do ti pergjigjet kesaj kerkese ..!