Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka folur pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.
Ai konfirmoi se të premten kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të raportojë të premten për draftin e Asociacionit.
“Sot në mbledhjen e Kryesisë u pajtuam që ta ftojmë për raportim kryeministrin Albin Kurti se çfarë ka pranuar në Bruksel. Cili është ai draft dhe çfarë ka pranuar kryeministri në Bruksel”, tha ai pas mbledhjes së kryesisë.
Gashi foli edhe rreth grevës së minatorëve.
“Ne shprehëm shqetësimin për grevën e minatorëve dhe kërkuam që institucionet të marrin masa për kërkesat minimale që i kanë grevistët”, tha ai.