Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet në shqyrtim të dytë buxheti për vitin 2025.
Arben Gashi i LDK-së deklaroi se duke marrë parasysh që ligji për buxhetin është jashtëzakonisht i rëndësishëm për financat e shtetit, si grup parlamentar i LDK-së nuk do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetues.
“Por i bëjmë thirrje presidentes së Republikës së Kosovës që të jetë në detyrën e vet kushtetuese dhe të garantojë që ligji të kthehet në Kuvend dhe t’i plotësojë kriteret e duhura. Kjo do të garantonte një funksionalitet dhe vendi do të kishte buxhet. Nuk jemi të interesuar të bëjmë kolaps në financa të shtetit”, tha Gashi gjatë fjalimit të tij.