Gashi: Me deklaratat e tij, Vuçiqi ka pranuar se policët janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës

Gashi: Me deklaratat e tij, Vuçiqi ka pranuar se policët janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës

Avokati Tomë Gashi tha se me deklaratat që ka bërë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka pranuar se tre policët nga forcat e tij brenda territorit të Kosovës.

Ai tha se ajo që e ndërlikon më tepër situatën është terminologjia e njëjtë që përdor Josep Borrell dhe Vuçiç.

“Nëse shohim deklaratat e presidentit të Serbisë, ai po pranon se policët janë kidnapuar brenda territorit të Kosovës me deklarimet e tij se policia është dashur që të jetë e nga KFOR-i. E ndërlikon më tepër situatën ku terminologjia e Borrell dhe Vuçiç është e njëjtë se të dy thonë se janë të arrestuar. Si mund të arrestohet një polic në shtetin e vet nga një polici e një shteti armiqësor si Serbia. Situata është e qartë, loja është tek KFOR-i dhe për këtë arsye Kurti ka kërkuar një lloj shpjegimi që t’i jepet meqenëse tani janë rreth 40 orë që kanë kaluar dhe nuk jep asnjë informatë se çfarë po ndodh me policët“, tha Gashi në ABC News.

Më herët në Kuvend, kryeministri Albin Kurti tha se KFOR-i nuk duhet të heshtë por t’i kërkojë Serbisë që të kthejë policët e rrëmbyer.

“Prandaj ne jemi ende në pritje nga KFOR-i që të marrë përgjegjësinë efektive për ushtrimin e funksionit të saj mbrojtës duke urdhëruar Serbinë që të kthejë në Kosovë policët dhe ta ndëshkojë këtë shkelje flagrante të integritetit teritorial, sovraniteti dhe pikës 4 të marrëveshjes së Kumanovës. KFOR-i nuk do të të duhet të jetë i heshtur dhe as i përulur ndaj një sulmi kidnapues të cilin e kishte edhe mandat ta parandalonte. Nëse KFOR-i e shndëron këtë heshtje në normë, atëherë një gjë të tillë le të na e thotë hapur dhe ashtu do e mohojë një pëergjegjësi ndërkombëtare që ishte dashur ta përmbushë efektivisht.”, tha Kurti.

Related Articles