Gashi në vizitë pune: Danimarka, përkrahëse e palëkundur e Kosovës në rrugën euroatlantike

Gashi në vizitë pune: Danimarka, përkrahëse e palëkundur e Kosovës në rrugën euroatlantike

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka bërë një vizitë pune në Mbretërinë e Danimarkës.

Ajo atje ishte e shoqëruar nga konsulli i Kosovës, Valdrin Grainca.

Me këtë rast ata zhvilluan takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë të institucioneve daneze.

Në kuadër të vizitës, Gashi zhvilloi takime të veçanta me Sekretarin e Shtetit për Punë Evropiane dhe të Arktikut, Jonas Bering Liisberg, kryesuesin e Komisionit për Politika të Jashtme, Michael Aastrup Jensen, dhe me kryesuesen e Komisionit për Punë të Jashtme, Lise Bech.

Sipas një shkrese për media, diskutimet u përqendruan në zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, me fokus të veçantë në tregti dhe ekonomi, sfidat e sigurisë rajonale, si dhe përkrahja e vazhdueshme e Danimarkës për avancimin e agjendës euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

‘Në takimet e zhvilluara u shpreh gatishmëria për intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të reja, derisa u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim të ndërsjellë ndaj zhvillimit, demokracisë, paqes dhe sigurisë”, thuhet tutje në deklaratën e kësaj ministrie. /Gazeta Enigma

Related Articles