Pas situatës të tensionuar që u krijuar në seancën e mbajtur në Kuvend, kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, përmes një konference ka njoftuar se partia e tij nuk do të marrin pjesë në seancën që do të mbahet në orën 14:00, raporton Gazeta Enigma.
Ai gjithashtu e ka komentuar tollovinë e shkaktuar nga deputetët e opozitës dhe të pozitës në dalje të sallës, duke theksuar se ka ndodhur një dhunë nga kryesuesja e Kuvendit, Sarandaj Bogujevci, në kuptimin e pamundësisë së marrjes së fjalës në Kuvend.
“Kam pritur më shumë se një orë për marrjen e fjalës, në momentin kur e kam marr fjalën, më është ndërpre. Në mënyrë të padrejtë dhe të njëanshme I jepeshin 10 minuta ministrave që të flasin, ndërsa deputetëve vetëm 2 minuta, e që kjo është një dispalancim i plotë. Unë kam kërkuar nocion procedural, dhe kur kjo kërkohet nga një deputet seanca ndërprehet menjëherë dhe i jepet fjala, por kjo nuk ndodhi. Prandaj, kjo rezultoi me nderprerje të seancës”, ka thënë Gashi.
Ai tutje tha se nuk e di se a ka mundur të jetë e qëllimshme kjo nga ana e kryesuses së Kuvendit për t’ia pamundësuar opozitës fjalën, apo sipas tij kjo ka ardhur nga panjohurit e saj në procedurat dhe rregullat e Kuvendit.
“Kryesuesja e Kuvendit po përdoret nga Vetëvendosja për përfitime politike, kjo po tregon edhe njëherë sesa herë foltorja e Kuvendit përdoret në mënyrë tendencioze”, ka shtuar Gashi.
Tutje, Gashi e ka komentuar edhe fjalimin e ministres së Punëve të Jasthme, Donika Gërvalla, ku kjo e fundit akuzoi PDK-në me shkasë se është faji i tyre që Thaçi dhe të tjerët janë në Hagë.
“Gjuha e Gërvallës është e gabuar, është e gabuar diplomatikisht. Pra, ju e dini se në Këshillin e sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kanë ndërtuar një argument se Kosova është shtet i korruptuar, ndonës Gërvalla në fjalimin e saj i thotë këto fjalë, që Serbia i ka thënë tash e 20 vite”, ka shtuar Gashi.
/Gazeta Enigma/.