Gashi: Për dialogun do të diskutojmë në Kuvendin e Kosovës

Gashi: Për dialogun do të diskutojmë në Kuvendin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmendur muajin qershor si muaj të fillimit të dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se do të zhvillojë edhe me partitë opozitare gjatë muajit maj për pasur edhe qëndrimet e tyre sa i përket këtij procesi.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se ata janë të gatshëm të debatojnë e diskutojnë për dialogun dhe secilën temë tjetër në Kuvendin e Kosovës.

“Opozita nuk do t’i përgjigjet me deklaratë, një deklarate të Kryeministrit që ka për qëllim fshehjen nga detyra e tij kushtetuese. Do të veprojmë konfrom detyrave tona kushtetuese në Kuvendin e Kosovës. Ne jemi të gatshëm të debatojmë e diskutojmë për dialogun dhe secilën temë tjetër në Kuvendin e Republikës së Kosovës, edhe pse Kryeministri i sotëm e opozitari i djeshëm nuk ishte aspak bashkëpunues kur pikërisht kjo i kërkohej”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/

Related Articles