Gashi për sulmet e pushtetit ndaj prokurorisë: Policia e drejtuar nga Sveçla dhe AKI nga Kurti s’kanë bërë kallëzim penal ndaj 10 pelegrinëve serbë

Gashi për sulmet e pushtetit ndaj prokurorisë: Policia e drejtuar nga Sveçla dhe AKI nga Kurti s’kanë bërë kallëzim penal ndaj 10 pelegrinëve serbë

“Dhjetë pelegrinët e arrestuar në Prizren nuk janë të dyshuar për asnjë vepër penale. Policia e Kosovës dhe AKI nuk kanë dorëzuar asnjë kallëzim penal ndaj tyre në Prokurori – çka nënkupton se ndaj tyre nuk ekziston asnjë provë, e as ndonjë dyshim për përfshirje në krim”, kështu ka deklaruar gazetari, Kreshnik Gashi përmes një postimi, duke theksuar se në fakultetet juridike mësohet se kallëzimi penal bëhet vetëm kur ka prova konkrete.

“Është faktike që për 10 pelegrinët e arrestuar në Prizren, policia nuk ka dorëzuar kallëzim penal. Pra, nuk ka asnjë provë kundër tyre dhe ata janë vetëm dëshmitarë,” thuhet në reagimin e gazetarit.

Sipas tij, institucionet e sigurisë të drejtuara nga Xhelal Sveçla dhe Albin Kurti – respektivisht Policia dhe AKI – nuk kanë dërguar asnjë material në Prokurori që i lidh këta persona me Milan Radoiçiqin apo ndonjë veprimtari kriminale.

Ai thotë se kallëzimi penal është dorëzuar vetëm për dy persona të tjerë, dhe i njëjti lidhet me “prezantim të rremë”. Edhe për këtë rast, hetimet janë në përfundim e sipër, ndërsa në kallëzim thuhet se nuk janë paraqitur ndonjë të gjetur serioze.

Gazetari thekson se çdo pretendim tjetër në opinion është “gënjeshtër që synon të dezinformojë publikun” dhe përmbyll se “paaftësia e agjencive qeveritare nuk mund t’i faturohet Prokurorisë”.

Related Articles