Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka propozuar për kryetar të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë, kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufcën, shkruan Gazeta Enigma.
Gashi tha se pas interpretimeve të ngushta dhe meqenëse grupi parlamentar i LDK-së nuk është iniciues i këtij komisioni, kryetar i këtij komisioni të jetë vetë Konjufca.
“Sa i përket kryesimit të komisionit është shumë e qartë. Grupi i deputetëve iniciues, personi i propozuar për të udhëhequr këtë komision nuk është nënshkrues dhe as pjesë e grupit propozues”.
“Në të dyja rastet nuk është, por meqenëse ju po doni ta interpretoni kaq ngushtë, meqenëse grupi parlamentar i LDK-së nuk është iniciues i këtij komisioni, pa konsultim me iniciuesin, unë propozoj që kryetar i komisionit të jetë kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca”, është shprehur Gashi.