Profesori i departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës, Ibrahim Gashi ishte i ftuar në “Info Magazinë” në Klan Kosovë me rastin e 77 vjetorin e aneksimit të Kosovës nga Serbia.
Ai u shpreh se rezistenca në Drenicë erdhi pasojë e planit të Serbisë.
“Kreu i ushtrisë nacional-çlirimtare në Kosovë ishte i pafuqishëm me i refuzu ose me u përball me këto tendendenca, kur themi të Serbisë mendojmë edhe të një pjesë të kreut ushtarak të ushtrisë anti-fashiste, naciona-çlirimtare të Jugosllavisë në krye me Titon.”
“Do të thotë e dinte se Serbia po përgatitjet për t’a aneksuar dhe lufta, rezistenca në Drenicë, kundërshtimi i Brigadës së Drenicës i udhëhequr nga Shaban Polluzha erdhi si pasojë e këtyre zhvillimeve që po ndodhnin në Kosovë dhe të këtij plani që kishin Serbët”, tha ai.
Tutje, Gashi tha se në këtë rast Shaban Polluzhën mund ta quajmë vizionar.
“Shaban Polluzhën këtu mund t’a quajmë vizionar, pavarësisht se u stigmatizua dhe u sulmua në kuptimin që u shpall si armik, si reaksionar, por në fakt ai ishte një vizionar që e kuptoi tradhtinë që po i përgatitej Kosovës, prandaj edhe u ngrit kundër për t’i mbrojtur qytetarët duarthatë që përsekutoheshin çdo ditë”, u shpreh ai.