Gashi: Të shkojmë në zgjedhje brenda LDK-së

Gashi: Të shkojmë në zgjedhje brenda LDK-së

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka bërë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda partisë, duke theksuar nevojën për një lidership të ri dhe riorganizim të brendshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gashi ka deklaruar se procesi zgjedhor brenda partisë duhet të shërbejë si mekanizëm për bashkim dhe rikthim të besimit të elektoratit.

“Le t’i kthehemi burimit të forcës sonë: demokracisë, meritokracisë dhe vlerave. Le të shkojmë në zgjedhje brenda LDK-së, jo me u nda, por me u bashku rreth një legjitimiteti të ri dhe një lidershipi të ri”, ka shkruar ai.

Sipas Gashit, besimi është kapitali më i rëndësishëm i një force politike dhe ai ndërtohet mbi vlera, jo mbi individë. Ai theksoi se përgjegjësia dhe reflektimi janë thelbësore për rikthimin e besimit të qytetarëve.

Gashi shtoi se zgjedhjet e brendshme nuk duhet parë si krizë, por si zgjidhje që mund të sjellë një cikël të ri politik për LDK-në dhe forcimin e saj në skenën politike të Kosovës.

Related Articles