Gashi tha se Martin Berisha kërkoi të deklarohet vet, Prokuroria Speciale thotë ndryshe

Gashi tha se Martin Berisha kërkoi të deklarohet vet, Prokuroria Speciale thotë ndryshe

Avokati Tomë Berisha doli pas intervistës së ambasadorit Martin Berishaj në Prokurorinë Speciale të premten me pretendim se klienti i tij kishte dalë vullnetarë për deklaratë sqaruese siç e quajti. Prokuroria njoftoi se ai u intervistua sot në cilësinë e të dyshuarit me ftesë të këtij autoriteti.


Në njoftimin e Prokurorisë Speciale theksohet qartë procesi i deritanishëm i rastit të dyshuar me tre vepra penale që po hetohen.

“Pas interesimit të mediave, Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se ambasadori, i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar sot me ftesë të Prokurorisë Speciale, me dyshimet për veprat penale ‘’Shpëlarja e parave’’, ‘’Shmangia nga tatimi’’ dhe ‘’Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’’.

E theksojnë në njoftim Prokuroria edhe si kishte rrjedhë procesi i intervistimit të sotëm të diplomatit Berisha, që ka dallim nga pretendimet e avokatit të tij Tomë Gashi, që pas intervistës të të premtes kishte shkruar se ‘Martin Berishaj qyh me 27.01.2023 ka paraqit kerkese per te dhene deklarate sqaruese ne Prokurorine Speciale te Republikes se Kosoves lidhur me pretendimet qe kan dale ne media’.

“Po ashtu, ju njoftojmë se ambasadori Martin Berishaj, edhe më herët është ftuar për intervistim, por vet Berisha kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale që të shtyhet intervistimi, për shkak të angazhimit të tij si ambasador.”

Ambasadori Berishaj mbi një vit përflitet tashmë në raporte mediatike jo vetëm kosovare për skandal korrupsioni në nivel rajonal ballkanik.

Related Articles