Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka folur para nisjes së seancës konstituive.
Ai tha se ka shumë zgjidhje, por se theksoi se zgjidhja është e thjeshtë dhe raporti duhet të votohet.
“Ka zgjidhje plot, mendoj se jemi në situatë delikate, por zgjidhja do të jetë e thjeshtë, të votohet raporti dhe të shkohet drejt betimit, e pastaj konstituimi. Ai raporti paraprak është rrëzuar. Duhet të zgjidhet me dialog të shpejtë për disa minuta. Presidentja Osmani nuk mundet të bëjë asgjë, është jashtë kompetencave të saj. Veç Kuvendi mund ta zgjidhë. Kështu do të shkohet derisa të zgjidhet çështja”, deklaroi Arben Gashi i LDK-së.