Gastronomët thonë se protesta është vetëm fillimi, paralajmërojnë veprime tjera

Gastronomët thonë se protesta është vetëm fillimi, paralajmërojnë veprime tjera

Gastronomët e Kosovës janë deklaruar pas protestës me bori rrugëve të Prishtinës, si shenjë revolte ndaj masave kundër COVID-19, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Përmes një postimi në Facebook, ata thonë se ky aksion ishte vetëm paralajmërim për Qeverinë e Kosovës teksa neser do të shqyrtojnë veprimet e ardhshme,

“Falënderojmë përzemërsisht gastronomët për pjesëmarrjen masive në organizimin tonë!

Ky aksion ishte vetëm paralajmërim për Qeverinë e Kosovës për të shprehë kundërshtimin tonë që ky Vendim është i padrejtë dhe i papranueshëm për gastronomët.

Vazhdojmë nesër me mbledhjen e Kuvendit të Anëtarëve të Shoqatës në ora 2 pranë Hotel Sirius, për të shqyrtuar veprimet tona të ardhshme!“, thuhet në njoftim./Gazeta Enigma/

Related Articles