Gastronomët zotohen se do t’i kërkojnë dy dozat e vaksinës nga qytetarët

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës Hysen Sogojeva bashkë me drejtorin e departamentit të estradës Afrim Muçiqi si dhe përfaqësuesit nga Shoqata e Gastronomëve, Arian Vranica dhe Veton Zuka kanë zhvilluar të mërkurën një takim me zëvendësministrin e Shëndetësisë, Arsim Berisha sot kanë diskutuar për masat e rja anti-COVID që pritet të merren të enjten nga Qeveria e Kosovës.



“Takimi u mbajt me qëllim që të diskutoheshin nga afër problemet dhe dëmet që u janë shkaktuar bizneseve nga masat antiCovid-19 tash e sa kohë, dhe meqenëse nesër do të mbahet mbledhja e qeverisë për masat e reja ashtu siç është thënë, përfaqësuesit nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit sërish i cekën kërkesat e saja të cilat ishin të qarta për lirimin e këtyre masave që janë në fuqi”, thuhet në një njoftim.

Përfaqësuesit e Hotelirsë dhe Gastronomisë presin që me masat e reja të lejohen të mbahen festat ne lokale të hotelelierisë dhe gastronomisë. Ata janë zotuar se do të marrin përgjegjësi për respektimin e masave, shkruan Gazeta Enigma.

“Edhe njëherë përfaqësuesit e OHTK-së u zotuan që do të marrin përgjegjësi për respektimin e masave, në mënyrë që të mbrohet shëndeti publik, ata premtuan që asnjë sektor i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës nuk do të lejohet të pranojë qytetarë të cilët janë të pavaksinuar, vetëm ata që i kanë certifikatat e të dy vaksinave do të lejohen t’i shfrytëzojnë hapësirat e subjekteve hoteliere/turistike qoftë restaurant, hotel, sallë dasme, klube të natës apo diçka tjetër”.

“Urojmë që kërkesat e OHTK-së të miratohen dhe vendimet e ardhshme mos të jenë më në dëm të bizneseve tona, por të punojmë me rregulla dhe me respektim të masave toleruese në mënyrë që të rikuperohet sadopak shëndeti ekonomik por njëkohësisht të ruhet shëndeti publik”, përfundon njoftimi/GazetaEnigma/

Related Articles