Së paku 30 mijë e 920 palestinezëve u është marrë jeta, që nga sulmi i 7 tetorit, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Sulmet izraelite që nga ajo datë kanë lënë të plagosur 72 mijë e 524 të tjerë.
Ministria e cila drejtohet nga Hamasi, tha gjithashtu se rreth 82 palestinezë u vranë dhe 122 u plagosën në 24 orët e fundit, raporton Sky News.