3,939 gjoba janë shqiptuar brenda një jave në Prishtinë, për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, ku prej tyre 604 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.
Policia Rajonale në Prishtinë ka njoftuar se gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 210 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 54 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime dhe të tjera.
Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Aktivitetet policore po ashtu janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
Në të njëjtën periudhë janë sekuestruar 7 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
