Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë është takuar me drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigimit (AShNA).
Drejtori i AShNA Ajror Bahri Nuredini tha se gjatë vitit 2020 kanë realizuar vetë 46% të buxhetit. Madje ai tha trafiku ajror ka pësuar rënie për 49%.
“Sfidat e vitit të kaluar është një prej viteve më të vështira në fushën e Aviacionit Civil pasi që trafiku ka pasur rënie në 49%.AShNA vitin e kaluar ka pasur rritje për 20% të shërbimit ushtarak të KFOR-it. Bazuar në ligjin e buxhetit i ka 180 punëtorë. Kemi realizuar vetëm 46% të planifikimit të buxhetit gjatë vitit të kaluar”, tha ai.
Por, kryesuesja e Komisionit Fitore Pacolli tha se sipas informacioneve AShNA-ja nuk kanë qenë e përgatitur ndaj disa aktiviteteve të NATO-s.
“Ne kemi informacion që përkundër dëshirës së aktivitetit të NATO-s, na kanë thënë që AShNA-ja nuk ka qenë e përgatitur”, tha Pacolli.
Deputeti i PDK-së Fadil Nura, tha se ka përziej të kompetencave me Autoritetit e Aviacionit Civil.
“Ekziston paqartësi ligjore sepse ka përzieje kompetencash dhe më intereson se Autoritet vendimmarrës është ACC, ndërsa AShNA e këshillon.Ajo çka shihet drejtori i AShNA-s kompetenca ndërsa angazhimi jonë është me ju pa se ju keni telashe dhe ka nevojë për një reformë në këto fusha dhe qartësim mes agjencioneve ku operojnë”.