Gattuso shumë pranë që të bëhet trajner i skuadrës së madhe spajnolle

Gattuso shumë pranë që të bëhet trajner i skuadrës së madhe spajnolle

Me Jose Bordalas në largim, Valencia ka përshpejtuar hapat për trajnerin e ri.

Sipas Tuttomercato, përgjegjësit për stemën spanjolle janë duke negociuar me Gennaro Gattuso.

Ish-reprezentuesi italian ka udhëtuar për në Singapor këtë të martë, në shoqërinë e Jorge Mendes, ku ka takuar Peter Lim, pronarin e Valencias. I njëjti burim tha se nga ky takim ka rezultuar një marrëveshje për një kontratë që do të zyrtarizohet pas ndërprerjes me Bordalas.

Ish-reprezentuesi italian Gennaro Gattuso e filloi karrierën e tij si trajner në vitin 2012. Pa një klub që kur u largua nga Napoli në vitin 2021, 44-vjeçari ka kaluar kohë në Sion, Palermo, OFI Kretë, Pisa dhe Milano.

Related Articles