Mëngjesi i së enjtës për Gazën sërish ishte tronditës.
Kjo pasi forcat ushtarake izraelite pretendojnë se kanë goditur “qendrën e komandimit dhe kontrollit”, e cila thuhej se përdorej nga Hamasi.
Sipas Haaretz raportohet se në sulm janë përdorur helikopterë derisa IDF pretendon se ka ndërmarrë hapa “për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve”.
Ndërkaq burimet palestineze kanë thënë se një sulm nga forcat izraelite jashtë spitalit al-Aksa në Deir el-Balah ka lënë të vdekur persë persona.
Pamje të shumta janë publikuar teksa duken fëmijë të lënduar nëpër kooridore të spitalit duke u trajtuar. /Gazeta Enigma
Gaza ‘tronditet’ edhe njëherë tjetër, sulmohet në mëngjes nga forcat izraelite
