Një lajm i madh erdhi nga Arabia Saudite për Kosovën.
Vendi ynë e mori një njohje shumë të rëndësishme të mërkurën.
Siria u bë shteti i 120-të që njohu Pavarësinë.
Për këtë akt madhor, ka shkruar edhe gazeta saudite, Arab News.
Në këtë artikull, mes tjerash potencohet se Arabia Saudite e mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria.
“Ministria gjithashtu pohoi angazhimin e Mbretërisë për të përmirësuar kornizat për bashkëpunim ndërkombëtar në një mënyrë që promovon paqen dhe prosperitetin për të gjithë”, thuhet në shkrimin e gazetës.
